Egnatia bën afrimin e parë në merkato. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi i cili shkëlqeu me Bylisin në sezonin e fundit në Superiore, Antoni Beji, është transferimi i parë për rrogozhinasit.
Futbollisti nigerian ka qenë pjesë e Egnatias edhe në të kaluar, teksa kaloi te Bylisi në vitin 2019, ku qëndroi për dy sezone.
Së fundmi drejtuesit e dy klubeve kanë arritur marrëveshjen dhe 22-vjeçari do të jetë pjesë e Egantias në Superiore për sezonin e ardhshëm.
Në sezonin që lamë pas, Antoni Beji u aktivizua në 34 ndeshje me Bylisin, ku arriti të shënojë 10 gola.
Egnatia e cila sapo është ngjitur në Superligë ka bërë edhe disa rinovime me lojtarët kryesorë të sezonit të kaluar duke i blinduar për sezonin e ardhshëm.