Në një komunikim për mediat ministri Bledi Çuçi konfirmon drejtorin e ri të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.
“Sot këshilli i ministrave të Policisë së Shtetit që ka mbajtur shumë detyra, i vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë dhe i vlerësuar edhe në pozicionin që ka mbajtur, është drejtori që reformoi agjencinë dhe rezultatet e Reformës po ndihen.
Zoti Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë dhe plotëson kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në orën 16:00 do të bëjmë një prezantim të gjerë të zotit Rrumbullaku, por ashtu edhe të drejtoreshë së re të IKMT-së”, tha Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.