Fernando Medeiros ka mbyllur aventurën e tij te Egnatia, teksa tashmë është prezantuar te skuadra e re. Braziliani do të vazhdojë karrierën në Azerbajxhan.
28-vjeçari është zyrtarizuar te ekipi i Sumqayıt FK në kampionatin azerbajxhan. Palët kanë firmosur një kontratë 2 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe një vit tjetër.
Fernando ka mbajtur shiritin e kapitenit te Egnatia, teksa nga rrogozhinasit largohet pas 2 vitesh. Gjatë kësaj periudhe ka luajtur në 84 ndeshje mes Superiores, Kupës dhe Superkuës së Shqipërisë, ku ia doli të shënonte 16 gola dhe dhuroi edhe 16 asiste.