ZYRTARE/ Bonucci prezantohet në Gjermani: Jam ende në nivel të lartë, hera e parë që luaj jashtë

Leonardo Bonucci është zyrtarisht lojtar i ri i Union Berlin. Mbrojtësi largohet nga Juventusi pasi u përjashtua nga skuadra.

Mbrojtësi është prezantuar nga skuadra gjermane. Palët kanë firmosur një kontratë 1-vjeçare, me lojtarin që ka thënë më pas edhe fjalët e para si futbollist i Union Berlin.

“Për mua është e veçantë të shkoj të luaj jashtë vendit, është hera e parë në karrierën time. Në Union kam mundësinë të luaj përsëri në nivelin më të lartë dhe të mbështes ekipin në një rrugëtim sfidues me tre gara. Është koha për të filluar këtë fazë të re të karrierës sime”,ka theksuar Bonucci.