Armando Broja është zyrtarisht lojtar i Everton. Këto të fundit e kanë prezantuar Brojën si huazim, me një opsion për t’i blerë kartonin në verën e ardhshme.
Chelseat arrin kështu akordin me Everton, që është një klub me mjaft histori në Premier League. Për Brojën u tha se ka dhe probleme me tendinën e Akilit, megjithatë shkalla e dëmtimit akoma nuk është bërë e ditur zyrtarisht.
Mbetet për t’u parë zyrtarisht cilat janë kushtet e kontratës. Kujtojmë se Chelsea kërkonte plot 30 milionë euro nga Ipswich, pas përfundimit të sezonit nëse ato qëndronin në Premier League.
Sulmuesi shqiptar ka marrë po ashtu ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit. Trajneri Sylvinho tregoi kështu besimin që ka te Broja për sulmin e së ardhmes.