Zv/ Ministri Etjen Xhafaj në takimin për zhvillimin e bujqësisë, transformimi i këtij sektori në Shqipëri është shumë i rëndësishëm

 

Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Enrgjisë z.Etjen Xhafaj ka marrë pjesë sot një takim online mbi zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri, organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara.

Xhafaj u shpreh se në të është diskutuar mbi transformimin e sektorit të bujqësisë dhe angazhimin e përbashkët për të ndihmuar në përshpejtimin e këtyre proceseve për të gjithë aktorët dhe faktorët, vendas dhe të huaj një hap shumë i rëndësishëm për bujqësinë shqiptare.

Statusi në facebook i Etjen Xhafaj:

“Takimi online mbi zhvillimin e e-bujqësisë në Shqipëri, organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara (FAO), është një pikëtakimi e vlefshme për të gjithë aktorët dhe faktorët, vendas dhe të huaj, për të diskutuar mbi transformimin e këtij sektori dhe angazhimin e përbashkët për të ndihmuar në përshpejtimin e këtyre proceseve”, shkruan Xhafaj.

https://www.facebook.com/etjen.xhafaj/posts/10164240348120702

Kavaja.Net