Zjarri shkrumbon banesën në Gjirokastër, nuk raportohet për të lënduar, shkak i zjarrit një shkëndijë elektrike

Një banesë është djegur në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës. E gjithë banesa e përfshirë nga flakët.

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht brenda banesës nuk ka pasur njerëz në momentin e rënies së zjarrit, i cili ka shkrumbuar katin e dytë.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por kanë hasur vështirësi, për shkak të rrugëve Etë ngushta dhe terrenit të papërshtatshëm.