Zjarri në bodrumin e një pallati, policia jep detajet

 Në Elbasan në bodrumin e një pallati 12-katësh ka rënë zjarr. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shërbimit të zjarrfikëses si dhe të policisë, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë që është bërë e mundur evakuimi i banorëve të këtij pallati, për të parandaluar çdo situatë të mundshme, të cilët kanë lënë banesat me shpejtësi të frikësuar. 

Mësohet se në bodrumin e këtij pallati pranë Parkut Rinia në Elbasan ndodhen edhe automjete, ndërsa thuhet se nga zjarri janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit me inicialet D. Ç.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një ambulancë, për të ardhur në ndihmë në çdo rast nevoje.

NJOFTIMI I POLICISE

Në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në bodrumin e një pallati ka rënë zjarr dhe janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.

Nga hetimi parapra dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses si dhe forcat e policisë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.