Zjarr në një banesë te “Shkëmbi i Kavajës”, lëndohet turisti

Një banesë është përfshirë nga zjarri te “Shkëmbi i Kavajës”, ku për pasojë është lënduar një turist kosovar.

Policia njofton se ka marrë lëndime shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr.

 

Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.