Në 6 Nëntor mbahen zgjedhjet për kreun e FRPD në Kavajë, Kejdi Kadiu dhe Ibrahim Skuqi duan të drejtojnë të rinjtë demokratë të Qytetit!
Partia Demokratike ka caktuar 6 Nëntorin për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e Ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike Dega Kavajë.
Kavaja.Net ka mësuar se dy kandidatët që garojnë për të drejtuar të rinjtë demokratë të qytetit tonë janë Kejdi Kadiu dhe Ibrahim Skuqi.
Kejdi Kadiu ka mbaruar studimet e larta për Shkenca Politike.
Ibrahim Skuqi ka përfunduar studimet e larta për Farmaci.
Gara mes tyre është e hapur dhe do jenë vetë të rinjtë që do zgjedhin drejtuesin e tyre për 4 vitet e ardhshme.