Kryetari i FRPD Kryevidh Eljon Kaja ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të FRPD në Rrogozhinë.
Ndonëse Kaja kishte deklaruar mē herët, Kur ju bashkua Grupit të Rithemelimit se nuk do garoj për asnjë post drejtues në PD, duket se ka ndërruar mendje.
Përmes një Komenti në profilin e tij, në shkrimin ku tregon arsyet e Pse ju bashkua herët “Foltoreve” të Sali Berishës, Kaja shkruan se do të nisë betejën për kreun e FRPD në Rrogozhinë.
“Se shpejti te nisim betejen per te qene ne krye te forumit te rrogozhines!✌️✌️Bashke krah liderit historik Sali Berisha ✌️”, shkruan Kaja në koment.
Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi të ri të Kreut të FRPD së Kryevidhit.
Kujtojmë që datat për mbajtjen e zgjedhjeve për drejtuesit e Forumit Rinor Demokrat ende nuk janë shpallur.
Nga ana tjetër PD ka caktuar 22 Maj do mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të demokratëve.