Zgjedhjet në Primaret e Kavajës, Isa Sakja voton dhe fton qytetarët ta mbështesin: Vota juaj, fitore e sigurtë më 14 Maj

Isa Sakja, kandidat në zgjedhjet e Primareve të PD ka votuar para pak minutash dhe ka drejtuar një mesazh demokratëve të Kavajës.

Pasi votoi së bashku me bashkëshorten, Sakja ftoi demokratët ta mbështesin pasi Vota e tyre sot është fitore e sigurtë e Bashkisë në zgjedhjet e 14 Majit.

Kujtojmë që procesi ka nisur në orën 08:00 dhe përfundojë në orën 18:00.

Mesazhi i Isa Sakja

Ne votuam! ✌️✌️
Ju ftoj te dashur miq demokratë të votoni familjarisht me qytetari sikundër ne demokratët jemi.
Vota juaj sot është fitore e sigurtë e Bashkisë Kavajë me 14 Maj!
#votoIsaSakjan nr.2