Zgjedhjet mbahen në 17 Prill, zbulohet emrat e 3 kandidatëve për kryetarin e ri të PD në Kavajë

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka zbuluar 3 emrat që garojnë për ta drejtuar atë në 4 vitet e ardhëshme. 

Përmes një njoftimi, zyra e shypit e PD thekson se zgjedhjet do mbahen në selinë e Degës Në Kavajë më 17 Prill. 

Mesazhi i PD Kavajë:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike dega Kavajë, në zbatim të Udhëzimit Nr. 5 dhe Nr. 5/1 të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, vijon procesi për riorganizimin e strukturave të PD në çdo degë të Shqipërisë. 

Konkretisht:

– Kryetar i PD Kavajë!

KRYETARI I DEGËS SË PD NË KAVAJË, ZGJIDHET TË DIELËN E 17 PRILLIT NË AMBIENTIN E ISH-SHTABIT TË PËRGJITHSHËM PËRBRI SELISË SË PARTISË DEMOKRATIKE.

Kandidaturat zyrtare për kryetar dege janë:

1.Eris Xhihani

2.Hysen Kadiu

3.Rudin Hylviu

Qytetarët të jenë të pajisur me mjetin e identifikimit të dielën e 17 Prillit. (Kartë ID ose Pasaportë)

Partia Demokratike dega Kavajë, ju fton të bëheni pjesë e procesit!

Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur✌🏻

Ju faleminderit!

🔹Partia Demokratike dega Kavajë🔹