Kreu Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, dha të premten informacione të rëndësishme në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.
Përmes një deklarate për media, Celibashi bëri me dije se më datë 27 mars të vitit 2023 përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve dhe listave shumëemërore për këshillat bashkiak.
Kreu i KQZ theksoi gjithashtu se afati për regjistrimin e partive politike përfundon më 6 mars, ndërsa për regjistrimin e koalicioneve afati përfundon më 15 mars. Sipas tij fushata zgjedhore fillon më 14 prill dhe do të mbarojë më 13 maj 2023.
”Në 6 mars përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më shumë se 70 ditë nga data e zgjedhjeve. Më 15 mars 2023 përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. Më 27 mars përfundoni afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie si dhe listave shumëermërore për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Më 14 prill fillon fushata zgjedhore. Në 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve, më 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe nis heshtja zgjedhore.
Në 2 maj 2023 është afati i fundit për vëzhguesit vendas përfshirë edhe mediat.
Në 11 maj përfundon afati për vëzhguesit ndërkombëtar. Më 23 nëntor është afati për shpalljen e listëts paraprake të zgjedhësve, 30 ditë pas nxjerrjes . Në 15 mars 2023 përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve dhe më 9 prill shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve”, tha Celibashi.