Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin e saj për Bashkinë e Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi dhe sloganin e tij në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.
“Në shërbim të Rrogozhinës, me ju dhe për ju”, thuhet në posterin elektoral të Saraçit.
Sipas PD-së, Ferdinand Saraçi ka lindur dhe është rritur në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ai ka punuar si emigrant, ndërkohë që prej vitit 2000 merret me biznesin e tregtisë së makinerive bujqësore dhe pjesëve të këmbimit.
“Lindur dhe rritur Gosë të Rrogozhinës. Pasi ka provuar emigrimin si shumë e shumë banorë të tjerë të Rrogozhinës, prej vitit 2000, Fredi merret me bisnesin e tregtisë së makinerive bujqësore dhe pjesëve të këmbimit. Përfshirjen dhe pjesëmarrjen në politikë për PD Fredi e ka prej shumë vitesh, ndërkohë që prej 2016, ai është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike dega Rrogozhinë me votën e anëtarësisë.
Fredi ka qenë gjithmonë në ndihmë të komunitetit dhe në krah të njerëzve në nevojë, por sidomos gjatë festave fetare dhe gjatë kohës së pandemisë. Ai është krenar për lidhjet e forta që ka me gjithë komunitetin e Rrogozhinës”, thuhet në njoftimin e PD.