Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Hamil të Fierit.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasi B. H., 55 vjeç ka rënë pasi zetori që drejtonte ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës. Për fat të keq, burri nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra ndërsa është dëmtuar edhe vajza e tij 10 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.