Zëdhënësja e PD publikon dokumentet: Kompania e Agron Kapllanajt ka fituar miliona euro nga regjimi i Ramës!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka publikuar disa dokumente, që sipas saj tregojnë se kompania e Agron Kapllanajt, ish-kryebashkiakut të Mallakastres ka fituar shumë tendera.

Sipas dokumenteve, kompania e Kapllanatj renditet nder 11 kompanitë e klienteles se Rames ne raport me tenderat e fituar nga pushteti.

“Me këtë rast, i kujtojmë Kapllan Pallatit dhe Alibashes se tij se ne fotot e faqeve qe po postojmë me poshtë, gjenden dhjetëra e dhjetëra tendera me vlere dhjetëra miliona euro te fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama”, shkruan Garo.

REAGIMI I FLORIANA GAROS

“Lidhur me mohimin e tenderave te fituar nga firma e Kapllan Pallatit nga regjimi i Edi Rames

dje, me nje status si te shkruar nga Alibasha, Kapllan Pallati reagoi ndaj deklaratës se Kryetarit te PD ne emisionin Open, ne te cilin ai akuzoi Alibasho-opoziten, ne rastin konkret Kapllan Pallatin, si opozite tendermenesh te qeverise Rama.

Ai jo vetem mohoi dhjetra e dhjetra tendera qe kompania e tij familjare ka fituar si shperblim per opozitarizmin e forte nga regjimi i Edi Rames, por kercenoi edhe me padi ne gjykata.

Me kete rast, i kujtojme Kapllan Pallatit dhe Alibashes se tij se ne fotot e faqeve qe po postojme me poshte, gjenden dhjetra e dhjetra tendera me vlere dhjetra miliona euro te fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama. Gjithashtu, me poshte do te gjeni edhe tabelen e nje studimi ne te cilen kjo kompani renditet nder 11 kompanite e klienteles se Rames ne raport me tenderat e fituar nga pushteti”.

REAGIMI I KAPLLANAJT

Nje dite me parë, ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj iu  përgjigjur akuzave të Sali Berishës në emisionin “Open” në News24, i cili tha se ka fituar 97 tendera dhe para me thasë nga tenderat dhe inceneratorët.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Kapllanaj e quan kreun e PD, mashtrues, ndersa i drejtohet me fjalët “Dëgjo këtu ti, Sali Berisha! Mua do të më kesh përballë, deri ditën që ti do të shporresh dhe të çlirosh nga pengmarrja Partinë Demokratike!”

AKUZAT E BERISHES

Sali Berisha ka akuzuar ish-kryetarin e degës së PD në Mallakastër, Agron Kapllanajn se ka fituar me kompaninë e tij, para nga inceneratorët. Sipas Berishës, Kapllanaj është njeri shumë i besuar i Enkelejd Alibeajt.

“Një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, “Kapllan pallati” ka fituar 97 tendera. Ka fituar para me thasë nga inceneratorët. Njeriu më i afërt në botë i Alibeajt pas të shoqes. Ka marrë para me thes nga inceneratorët. Ti tregon se nuk ke asnjë lloj principi. Si mund të përdoresh si përfaqësues opozite. A ke minimumin e njerëzisë. Qytetarët shqiptarë shkojnë blejnë 30% më lirë se këtu. Albin Kurti është i majtë, por borde nafte dhe ushqimesh nuk ka vendosur. Maqedonia s’ka borde”, tha Berisha ne emisionin “Open”.

DOKUMENTET E PUBLIKUARA NGA ZEDHENESJA E PD