Në protokollin e ministrisë së Turizmit për sezonin turistik kërkohet që hapësira midis çadrave nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit.
Në vendim theksohet që në dispozicion të pushuesve duhet të jetë një dush për çdo 100 çadra. Miratimi i rregullave në letër do të jetë mjaft i vështirë që të zbatohet në terren, megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë.
Brezi i shërbimeve dhe distancat që duhen respektuar
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, brenda brezit të shërbimeve në stacionet e plazhit, mund të realizohen këto struktura: kioskë menaxhimi për plazhin, kabina, shërbime higjienike, depo, pika vrojtimi/kulla e vrojtimit, hapësirë për rojën e plazhit (në rastin e plazhit publik), beach-bar, hapësirë për vendosjen e biçikletave.
Tavolinat në beach bar duhet të kenë distancë 2 m larg njëra tjetrës:
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet e tipit A, janë, si më poshtë vijon:
- a) për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 7m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;
- b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit;
- c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;
- d) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”. Kushtet minimale që duhet të plotësojë një stacion plazhi në plazhet e tipit B, janë, si më poshtë vijon:
- a) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3m;
- b) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;
- c) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
– Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas kërkesës.
– Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin.
– Shmangni pirjen e duhanit, ruani etiketen respiratore në ambientet ku përgatitet ose shërbehet ushqim.
– Ndalohet përgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sipërfaqeve në kontakt me ushqimin pa patur doreza.
– Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta
– Ndalohet prekja e flokëve ose pjesëve të tjera të trupit pa doreza kur ndodheni brenda zonave të përgatitjes apo servirjes së ushqimit pasi mund të rezultojnë në ndotje të ushqimit.
– Menaxhimi i sipërmarrjes turistike, duhet të promovojë sigurinë dhe higjienën e ushqimit për personat që përgatisin dhe shpërndajnë ushqimin.
3.9 Manual për shërbimin e mishit
– Ndani mishin e papjekur nga ushqimet e tjera
– Ndani mishin e papërpunuar, shpendët, ushqimet e detit dhe vezët nga ushqime të tjeranë vendet e ruajtjes së përkohshme, kontejnerë ushqimore apo frigorifer.
– Përdorni një dërrasë prerëse për produkte të freskëta dhe një të veçantë për mish të papjekur, shpendë dhe ushqime deti.
– Asnjëherë mos vendosni ushqim të gatuar në një pjatë që keni vendosur më parë mish të papjekur, shpendë deti, ushqime deti ose vezë.
– Mos përdorni përsëri salcat marinuese të përdorura një herë për ushqime të papërpunuara.
Higjiena e ushqimit në tërësi
Ushqimet duhet të furnizohen nga burimet te sigurta dhe të transferohet në zonat e magazinimit. Furnizuesit dhe marrësit në dorëzim duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.
Parandaloni ndotjen e tërthortë midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të përgatitur për konsum duke përdorur një trajtim të veçantë për përgatitjen dhe për ruajtje. Ushqimi gjithashtu duhet të mbrohet siç duhet gjatë ruajtjes dhe servirjes për të parandaluar ndotjen me pajisje, vegla dhe personel pasi transferimi i baktereve nga një ushqim (zakonisht i papërpunuar) në një tjetër është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve infektive që vijnë nga ushqimi.
Ushqimi i përpunuar, rekomandohet të gatuhet mirë para konsumimit.
Rekomandohet që në ambientet e gatimit, ventilimi të jetë në nivel shumë të mirë.
Në ambientet e gatimit të ketë sapun të lëngshëm, dezinfektant dhe peshqirë letre për të mundesuar larjen e shpeshtë të duarve nga personeli që punon atje.
Siguroni kontenjerë të përshtatshëm të mbeturinave, të mbuluar dhe që duhen të pastrohen dy herë në ditë.
Sipërfaqet e kontaktit me ushqim të pajisjeve dhe veglave duhet të mirëmbahen siç duhet, të mbahen të pastra dhe të higjenizohen ndërmjet përdorimeve.
Sipërfaqet e kontaktit të pajisjeve duhet të mirëmbahen të pastra.
Por cfarë ndodh me baret dhe restorantet?
Tavolinat duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë më shumë se 1m larg dhe që klientët të përballen me njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 1m. Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska. Dorezat do te vendosen sipas nevojes kur preken ushqimet.
Në rastin e ofrimit të shërbimit bufe, administratori/ menaxheri i strukturave akomoduese të kapaciteteve të mëdha, (hotel/ resort) rekomandohet të përcaktojë dhe shënojë dukshëm korridorin e lëvizjes së klientëve. Klientët rekomandohet të respektojnë distancën e rekomanduar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në rast se përdoren makinat automatike, pijet të shërbehen vetëm në gota kartoni një përdorimshe. Pjesët e makinerive në kontakt me duart e përdoruesit, rekomandohet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën pas çdo shërbimi dhe më shpesh nëse është e nevojshme.
Rregulla për shërbimin në plazhe
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid19, të gjitha stacionet e plazhit, si dhe plazhet publike duhet të kenë të afishuara këshillat dhe rregullat në kuadër të mbrojtjes nga Covid19.
Këto rregulla konsistojnë në:
Mbani parasysh rregullat bazë për parandalimin e Covid19:
- a) Lani dhe dizifektoni duart, vazhdimisht dhe në mënyrën e duhur;
- b) Përdorni maskat sipas udhëzimeve;
- c) Shmangni grumbullimet në njerëz dhe çdo lloj kontakti;
- d) Mos prekni fytyrën dhe hundët me duar të palara e të padizifektuara;
- e) Kur kolliteni ose teshtini, mbulojeni gojën/hundën me parakrah ose me facoleta njëpërdorimshe;
- f) Nëse vini re simptomat e Covid19, telefononi Nr. 127
Në marrjen e shërbimeve në ambientet e stacionit të plazhit, respektoni gjithmonë distancën e miratuar nga MSHMS (1.5 m).
Ruani gjithmonë distancën edhe gjatë shëtitjeve në plazhe, bregun e detit, liqenit, lumit apo përgjatë shëtitoreve.
Shërbimet në stacionet e plazhit
Stafi që shërben pranë stacioneve të plazhit të ketë uniformë dalluese.
Shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacionit të plazhit dhe të gjitha ambienteve të tjera të jetë ditor.
Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm cdo dite ne menyre periodike, gjatë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.
Të gjitha aktivitetet si (bare, beach bare) duhet të jenë në përputhje me direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.