MARIGLEN KUME/ Ndryshe nga deputetët e maxhorancës, ligjvënësit e opozitës janë më të shpërndarë në shijet e tyre për automjetet që disponojnë. Në kampin opozitar ka një garë mes “Mercedes”-it dhe “Range Rover”-it.
Këto dy marka janë më të preferuarat e deputetëve të PD e LSI. Ish-nënkryetari i PS-së Edi Paloka rezulton se ka blerë para dy vitesh një “Range Rover” të 2006-ës me benzinë.
Po ashtu, nga kontrolli në databazën me targat e makinave të regjistruara në Shqipëri, rezulton se deputetja Elda Hoti disponon në emrin e saj gjithashtu një “Range Rover”.
Ndërkohë, deputeti i Durrësit Ferdinant Xhaferraj duket se është i apasionuar pas autoveturave të “Mercedes”-it.
Bazuar në formularin e deklarimit të pasurisë, Xhaferraj rezulton se ka dy “Mercedes CLA” të 2014-ës dhe një “Porsche”.
Ish-Kryeministri Berisha lëviz me një automjet tip “Mercedes S Clas”, i cili kategorizohet si makina më me komoditet në radhën e veturave të “Benz”-it.
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Gjirokastrës rezulton se ka në pronësi një automjet tip “BMW X5” e prodhuar në vitin 2006.
Po kështu, “BMW X5” disponon edhe deputeti Dashamir Shehi, por referuar deklarimit të pasurisë së tij, automjeti që ka blerë së fundmi ka bërë shumë kilometra (mbi 400 mijë).
Ndërkohë, deputeti i PBDNJsë Vangjel Dule, i cili më 25 prill u zgjodh deputet në Tiranë, është i vetmi që disponon një “Leksus” fuoristradë.
AUTOMJETET E LUKSIT
Ndonëse kanë kaluar më shumë se 8 vite për demokratët dhe mbi 5 vite për LSI që janë në opozitë, në radhët e tyre nuk mungojnë makinat luksoze. Deputeti Agron Duka lëviz me “Mercedes S Clas” dhe me një foristradë “Mercedes GLS”.
Të dyja janë vetura me komoditet dhe me kubaturë motorike të madhe, çka nënkupton se janë të kushtueshme. Isuf Çelaj, po ashtu, disponon një GLS të viteve të fundit.
Ndërsa një makinë të veçantë dhe goxha të shtrenjtë përdor Flamur Hoxha. Ai disponon një “Mercedes G 500”. Ndërkohë, edhe deputeti Fation Veizaj disponon një fuoristradë, e cila konsiderohet si mjaft komode dhe e shtrenjtë.
Bëhet fjalë për automjetin tip “Toyota Land Cruiser V05”.
Por nga të gjithë deputetët e opozitës spikat deputeti Agron Çela, i cili vjen nga bota e biznesit dhe disponon një automjet që mund të konsiderohet më i shtrenjti. Një “Mercedes Maybach S-Class”.
Nga një kërkim i thjeshtë në internet, rezulton se çmimi i një autoveture të tillë shkon mbi 200 mijë euro.
Sakaq, në kampin opozitar ka edhe shumë deputetë të tjerë me makina modeste, të tilla si “Fiat 500”, që e disponon deputetja e LSI-së Erisa Xhixho, “Kia”, “Skoda” apo “Volkswagen” të ndryshëm. Ndërkohë, deputeti Agron Shehaj lëviz me një automjet elektrik “Tesla”.
MAKINAT E DEPUTETËVE TË OPOZITËS
Kasëm Mahmutaj: Foristeradë “KIA”
Dashamir Shehi: “BMW X5”
Edi Paloka: “Range Rover” (2006)
Elda Hoti: “Range Rover”
Fatmir Mediu: “Volkswagen Phaeton”
Ferdinant Xhaferraj: “Mercedes CLA 2014”, “Porche”, “Mercedes CLA” (2015)
Sali Berisha: “Mercedes S-Clas”
Tritan Shehu: “BMW X5” Vangjel Dule: “LEXUS”
Agron Duka: “Mercedes S Class”, “Mercedes GLS”
Enkelejd Alibeaj: Autoveturë “Toyota”
Dashnor Sula: “Audi A3”, “Volkswagen”
Shpëtim Idrizi: “Mercedes ML”
Zef Hila: “Hyundai Santafe”
Albana Vokshi: “Land Rover Discovery 6” Dhurata Çupi (Tyli): “Skoda Yeti”
Isuf Çelaj: “Mercedes Benz GLS”
Agron Gjekmarkaj: “Volkswagen Tiguan”
Xhelal Mziu: “Jeep”
Alfred Rushaj: “Land Rover” (2002)
Mesila Doda: “Toyota”, “Chevrolette”
Oerd Bylykbashi: “Mercedes E Clas”
Luçiano Boçi: “Range Rover”
Jorida Tabaku: “Toyota Rav 4”
Flamur Noka: Autoveturë “BMW”
Saimir Korreshi: “Ford Fiesta”, “Mercedes C Clas”
Bledjon Nallbati: “Audi Q7”
Grida Duma: Range “Rover Evogue”
Lefter Gështenja: “Range Rover”
Luan Baçi: “Mercedes E Clas”
Agron Çela: “Mercedes Maybach S-Class”
Erisa Xhixho: “Fiat 500”
Greta Bardeli: “Land Rover Freelander 2”
Ervin Salianji: “Range Rover”
Orjola pampuri: “Ford Kuga”
Agron Shehaj: “Tesla”, “Audi A7”
Fation Veizaj: “Toyota Land Cruiser V05”
Tomor Alizoti: “Renault”
Flamur Hoxha: “Mercedes G Clas”
Zheni Gjergji: “Volkswagen Tiguan”
Belind Këlliçi: “BMW” X5