Shqipëria ka mësuar kalendarin e rrugëtimit për kualifikueset e botërorit Katar 2022. Kuqezinjtë e nisin me Andorrën në transfertë teksa menjëherë pas saj pret në shtëpi Anglinë.
Më pas Shqipëria shkon drejt San Marinos për të mbyllur sfidën e 3-të të marsit. Në shtator Shqipëria udhëton drejt Polonisë, dhe kthehet për të pritur Hungarinë dhe San Marinon.
Në tetor Shqipëria udhëton në Hungari dhe rikthehet në shtëpi me Poloninë. Kurse në nëntor ndeshjen e parafundit e luan në ”Wembley” më 12 nëntor të 2021 kurse e mbyll me Shqipëri-Andorra më 15 nëntor.
Parë nga kalendari, duket se Shqipëria do të luajë gjithë fatet e grupit nga shtatori në nëntor ku e presin tre transfertat më të vështira, ndaj Polonisë, Hungarisë dhe Anglisë si dhe pret po Poloninë e Hungarinë në vetëm brenda pak më shumë se 2 muaj.
KALENDARI I KUALIFIKUESEVE
Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli
Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri
Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari
Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino
Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni
Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri
Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra