Zbulohet foto e rrallë e ekipit Besa në basketboll, ja emrat e ekipit të Kavajës

Zbulohet foto e rrallë e ekipit Besa në basketboll, ja emrat e ekipit të Kavajës

Emri i ekipit Besa eshtë i skalitur fort në vitet e historisë. Një foto e rrallë e ekipit të Basketbollit është zbukuar krejt rastësisht. 

Ishte Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë Neritan Bajaziti që mori një dhuratë të çmuar sot, foton e babait të tij.

Fotoja e vjetër i përket vitit 1962 dhe në të ndodhen lojtarët e ekipit të basketballollit Besa. 

Në ekipin e drejtuar nga Profesor Maxhuni kanë qenë lojtarë si: Bajaziti, Arapi, Deliallisi, Rroshi, Hylviu.

Kjo padyshim që hyn tek fotot e vjetra dhe që duhen ruajtur si arkivë për brezat e ardhshëm për të njohur historinë e pasur të sportit të qytetit.

Mesazhi i Neritan Bajazitit: 

Emocion sot i pa përshkruar me Non Tonen, më dhuroj foton e Babit tim viti shkollor 1961-62. Profesor Maxhuni: Bajaziti, Arapi, Deliallisi, Rroshi, Hylviu.