Bashkia Kavajë organizon gara me fitues të paracaktuar për cerdhet dhe kopshtet e Kavajës duke siguruar fonde nga Rindërtimi për kompaninë “Glavenica” dhe për kompanitë “NGSTRUCTURES” dhe “Meteo” shpk me vlerë 1,4 milionë euro.
Bashkia që drejtohet nga kryetari Redjan Krali vjen në qendër të vëmendjes me fondet publike që shkojnë tek kompanitë e preferuara të Bashkisë me gara të stisura për të mbuluar fituesit e paracaktuar. Në vend që të përsërisi garën për këto tendera pasi kompanitë që kanë konkurruar kanë bërë oferta me gabime amatorësh, bashkia Kavajë shpall fituesin dhe injoron marrëveshjen e heshtur midis kompanive.
Tenderi i parë lidhet me rindërtimin e kopshtit dhe çerdhes në fshatin "Luz i Vogël", për të cilin është hapur gara në dhjetor të vitit të kaluar.
Në tender morën pjesë kompanitë “NG STRUCTURES” dhe "METEO" shpk duke garuar me “TOTILA” dhe “Shendelli” shpk.
Por ajo që bën përshtypje dhe është neglizhuar nga Bashkia Kavajë është fakti se kompanitë “TOTILA” dhe “Shendelli” shpk kanë bërë ofertë sa fondi limit 107 milionë lekë të reja.
Qellimi i garës për fondet publike është që ti jepet kompanisë që ofron më pak për të kryer shërbimin që kërkon Bashkia duke kursyer para për projekte të tjera për baonrët. Në këtë rast këto kompani janë vetskualifikuar automatikisht pasi kompanitë që duan të fitojën paraqiten në garë me ofertë më të ulët se fondi limit.
Njoftimi për hapjen e tenderi me fondin limit 107 milionë lekë të reja.
Shpallja e fituesit dhe oferta e pazakontë sa fondi limit 107 milionë lekë të reja
“NG STRUCTURES” e cila është në pronësi Hekuran Hoxhës dhe “Meteo” shpk në pronësi të Eral Myftaraj kanë ofruar 106 milionë lekë të reja ose 99% të fondit limit duke qënë një ofertë aspak e leverdisshme për taksat e qytetarëve të Kavajës.
Kontrata është lidhur janarin e kaluar dhe ka kaluar pa shumë zhurmë duke ngritur pikëpyetje për marrëveshje mes kompanive dhe heshtjen e zyrtarëve të Bashkisë, të cilët nuk kanë përsëritur tenderin.
Tenderi tjetër lidhet me rikonstruksionin e kopështit “Hap pas Hap” me fond limit 565 milionë lekë të vjetra, i cili financohet me fondet nga Programi i Rindërtimit.
Në tender kanë marrë pjesë kompanitë "KEVIN CONSTRUKSION" shpk, "GLAVENICA" shpk "KEGLI-DURI" & "Boshnjaku. B" shpk, të cilët ngjajnë me skenarin e mëparshëm për kopshtin dhe cerdhet e fshatit Luz i Vogël.
Vetëm se në këtë rast tenderi i kurdisur nga kompanitë dhe i orkestruar nga Bashkia Kavajë ka gabime të trasha.
Konkretisht kompania e Lavdërim Gjicit “Kevin Construksion” është paraqitur në këtë procedurë me dy oferta, njëra ofertë me vlerë 565 milionë lekë të vjetra dhe oferta tjetër me vlerë 441 milionë lekë të vjetra duke u skualifikuar automatikisht. Në tenderin në fjalë nuk mund të bëhen dy oferta, por kërkohet vetëm një ofertë nga kompania.
Gafa tjetër vjen nga kompanitë "KEGLI-DURI" & "Boshnjaku. B" shpk, të cila kanë garuar së bashku, por kompania “Boshnjaku. B” është e skualifikuar nga tenderat nga data 09 dhjetor 2022 deri në 9 maj 2023.
Tenderi është shënuar me flamur të kuq nga Open Data pasi paraqet dyshime të forta për
korrupsion dhe praktika korruptive.
Megjithatë zyrtarët e Bashkisë Kavajë kanë mbyllur sytë duke shpallur fituese kompaninë
“GLAVENICA" shpk, e cila është në pronësi të Majlinda dhe Lavdimit Baraj me ofertë 565 milionë lekë të vjetra.
Tender me flamur të kuq nga Open Data pasi paraqet dyshime të forta për korrupsion.
Shpallja e tenderit për Rikonstruksionin e kopështit Hap pas Hapi me vlerë 565 millionë lekë të vjetra.
Shpallja e fituesit dhe gafat e dukshme nga “Kevin Construksion” dhe “Boshnjaku.B”
Pronarët e kompanive që kanë fituar tenderat
TENDERI 1
NG structures- Hekuran Hoxha
Meteo shpk – Eral Myftaraj
TENDERI 2
Kavaja.Net Ky shkrim eshte ekskluziv dhe mbrohet nga ligji per te drejten e autorit. Cdo perdorim duhet te behet me lejen e autorit dhe duke cituar burimin.