Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin pasditen e sotme.
Paraprakisht dyshohet, se njëri prej autorëve ka dalë nga makina tip “Benz” dhe në këmbë është drejtuar në afërsi të tavolinës ku ndodhej viktima dhe të plagosurit e më pas ka lëshuar mbi to një breshëri kallashnikovi.
Më pas, ai ka hipur sërish në makinë dhe me ndihmën e një personi tjetër është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Ndërkohë bëhet e ditur një tjetër detaj i rëndë. Mësohet se njëri prej të plagosurve, i identifikuar si Azbi Selimaj 19 vjeç, dyshohet se ka qenë kamerieri i lokalit.
Ai ka qenë në krye të detyrës ku ka marrë një nga plumbat dhe ka mbetur i plagosur në shpatull. Selimaj, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetës, ndërsa vëllai i viktimës, Blerim Çela ka marrë dëmtime të shumta dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet ende në rrezik, pasi mjekët kanë deklaruar se plumbat i kanë prekur organet jetësore.