Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është thirrur sot në SPAK.
Roshi është parë të futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion rreth orës 10:00, ndërsa doli prej aty rreth orës 11:10.
U bë me dije arsyeja e thirrjes së Roshit në SPAK. Ish-zyrtari ka shpjeguar përpara hetuesve në lidhje me një çështje të çelur për abuzime me tendera në kohën kur ka drejtuar Bashkinë e Kavajës.
News24 ka mësuar se është çelur një hetim për tenderat në kohën kur ai drejtonte këtë bashki. Në kuadër të këtij hetimi të çelur ka dhe të tjerë zyrtarë dhe ish-zyrtarë që po merren në pyetje për të pasur rezultate konkrete.
Roshi është një ish-kryebashkiak kontrovers, pasi ka qenë një ndër zyrtarët që është shkarkuar pas shkak të ligjit të dekriminalizimit.Fill pas daljes nga godina, Roshi nuk është ndalur për mediat, ndërsa ka tentuar që me anë të çadrës të shmangë çdo kontakt me gazetarët.