Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë, duke iu përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha. Në takimin e sotëm në Fier, Berisha iu drejtua ambasadores duke i thënë se ka një dosje për të vetëm me shpifje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale diplomatja amerikane thekson se SHBA është serioze në çështjet e korrupsionit në rastet kur liderët dhe zyrtarët e lartë janë të përfshirë. Yuri Kim thekson se Shtetet e Bashkuara mbështesin një Shqipëri më të fortë dhe demokratike.
“E mrekullueshme që në Uashington të koordinonim për hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë, më të begatë dhe demokratike seç ka qenë 30 vitet e fundit. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme,” ka shkruar Kim.