Nga: Xhevahir Berisha
Ikin dhe vetëm ikin pa e kthyer kokën mbrapa madje duke e mallkuar edhe vendin sikur të ishte fajtor mëmëdheu e jo drejtuesit e tij.
Në foto një familje e re e cila u largua, teksa prisja autobusin e linjës Shqipëri-Itali për një punë u përballa me këtë familje shumë të bukur, por e pashpresë.
Dy bashkëshortët në një moshë tepër vitale për punë po punë s’ka, katër fëmijë të mrekullueshëm që në të ardhmen mund të ishin shumë mirë profesionistë në fusha të ndryshme e ti shërbenin vendit tonë, por tani na i mori Italia.
Nuk është koha për politikë për interesa të ngushta braktisja e vendit është problem për të gjithë kombin, kudo që pyet për situatën përgjigjia është: “S’KA MË NJERËZ”.
Duhet bërë diçka sot nga të gjithë ne sepse nesër do të jetë tepër vonë!
Në bisedë të lirë me kryefamiljarin ndër të tjera më tha: “Po na përzejnë o vlla nuk po ikim me qef jam vetë i 6-ti në familje këtu me rrogën që kisha nuk blija dot më as miell dhe vaj e jo më ndonjë gjë për fëmijët”.
Nuk mbaj mend a fola pasi fjalët e tij më goditën, por me mendje e urova: Zoti qoftë me ju në çdo hap!