Tronditet Elbasani. Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Mësohet se fillimisht, ai ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë një karburanti.
I ndjeri është shtetasi Ardian Çollaku.
Ky i fundit rezulton me precedentë të mëparshëm penal. Ai është dënuar nga Gjykata e Modenas me 23 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe “prodhim e mbajtje armësh pa leje”.
Dyshohet gjithashtu, edhe për një të plagosur.
Ndërkaq, një makinë mësohet se është gjetur e braktisur në fshatin Balldren të Elbasanit. Dyshohet se automjeti i përket autorit, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas vrasjes.
Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.