Një vrasje ka ndodhur këtë mesditë në Elbasan.
I vrarë ka mbetur shtetasi Pjerin Xhuvani, i cili ka qenë i përfshirë në politikë si nje ish drejtues i LSI ndersa keto zgjedhje bente fushate per PS, si dhe në përplasjet mes forcave politike në Ditën e Verës, në Elbasan.
Pjerin Xhuvani është edhe mjek psikiatër në qytetin e Elbasanit. Ai u denoncua edhe nga Partia Demokratike, si person i cili u përfshi në incidentin në Elbasan ditën e verës.
Pjeri Xhuvani, personi i mbetur i vrare
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani sot në Elbasan. Raportohet se bëhet fjalë për Arbër Paplekan.Papleka është ish-efektiv i RENEA-s.
Ndërkohë që janë plagosur katër persona të tjerë, mes tyre një efektive e forcave “Shqiponja” me inicialet Xh. S. dhe dhëndri i viktimës.
Të plagosur kanë mbetur krahas polices kanë mbetur edhe tre persona të tjerë me inicialet, E.P, E.V dhe P.V.
Sipas burime zyrtare të policisë dhe prokurorisë, ish-efektiv i forcave të RENA-s, dyshohet se ka hapur zjarr ndaj Xhuvanit, i cili thuhet se po qarkullonte në një automjet pa targa, ndërkohë që ka lënë të vdekur viktimën.
Mësohet se ndaj tij janë shtënë 8 plumba, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Autori i dyshuar i vrasjes që tronditi sot Elbasanin është pjesë e shtabit elektoral të kandidatit për deputet të PD, Gazmend Bardhi. Viktima e ngjarjes së sotme është personazh me shumë dritëhije. Ai u denoncua nga PD për incidentin në Ditën e Verës, kur zoti Basha dhe Rama shkuan në Elbasan, ku sipas bluve Xhuvani ishte mbështes i PS-së. Më herët ai ka qenë përkrahës i LSI-së, ndërsa kohët e fundit kishte kaluar me PS-në.
Papleka, për të cilin thuhet se është pjesë e shtabit elektoral të Gazmend Bardhit, kandidat për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit, deklaroi në polici se ka qëlluar për vetëmbrojtje. “Na qëlluan me armë të parët. Ne qëlluam për vetëmbrojtje”, mësohet të jetë shprehur autori i dyshuar për vrasjen e Xhuvanit.
Mësohet se ai u arrestua në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare në hyrje të Tiranës, në tentativë për t’u arratisur.
Arbër Papleka, autori i dyshuar i vrasjes se Xhuvanit dhe plagosjes se 4 personave te tjere