Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vrasjen e fëmijës 8-vjeçar në Fier.
“ Sic të gjithë e keni marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Fier, e gjithë shoqëria është tronditur dhe mbetet e pa ngushëllueshme për prindërit për familjen e të afërmit, humbja e vogëlushit Mateo.
Ajo çka nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbje në mendjen e zemrën e nënës, babait, familjes, por sidoqoftë pritet me padurim, është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes nga policia gjendert sot prapra hekurave.
Kjo është një nga ato ngjarje që të lë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur” tha Rama.