Vrasja e policit nga kolegu i tij në Tiranë/ Gledis Nano mbërrin në vendngjarje


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka mbërritur në Komisariatin nr.3 në Tiranë, aty ku një efektiv policie vrau me armë zjarri kolegun e tij mbrëmjen e sotme.

Mësohet se autori Ludian Zaimi ka shkrepur armën në drejtim të kolegut të tij Çaush Saliasi i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme ndërsa ishin kolegët e tij efektivë policie ata që dërguan të plagosurin në spital me makinën e shërbimit.

Menjëherë pas krimit polcia ka arrestuar kolegun e tyre që kreu plagosjen.