Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Mehmet Qemës, 27-vjeçarit, i cili u qëllua për vdekje nga shoku i tij Marius Dema.
Mësohet se pas doëzimit në polici, blutë e Tiranës, e kanë marrë Demën dhe e kanë çuar në vendngjarje, pasi nuk po gjendej pistoleta.
Në lokalin ku ka ndodhur ngjarja është gjetur nga policia një makineri, e cila prodhonte monedha bitcoin. Megjithatë, ende nuk ka detaje lidhur me këtë zbulim të ri.
Ndërkohë zona vijon të jetë e rrethuar me forca policie.