Nga: Kelment Baçi, Gazetar
Tragjedia e Himarës konfirmoi disa FAKTE të vërteta dhe “Thirrjen e frikshme” për të Ikur nga Shqipëria!
Vrasja e vajzës 7- vjeçare në Himarë ishte tragjike për të gjithë ne. Familja e cila erdhi nga Anglia për pushime, por hapi dyert e mortit për “engjëllin” e tyre. Vuajtjet që po përjetojnë prindërit dhe familjarët janë të papërshkrueshme.
Po kjo tragjedi tregoi disa të vërteta të hidhura që ndodhin çdo ditë në vendin tonë dhe janë kthyer në “thirrjen e frikshme” për tu larguar nga Shqipëria.
FAKT që plazhet tona janë jo vetëm të shtrenjta por edhe aspak të sigurta. Janë kthyer në hapje varresh.
FAKT që mjetet lundruese lëvizin shumë pranë bregut dhe kërcënojnë jetët e pushuesve në të gjitha plazhet e vendit.
FAKT që Kryeministri i gjatë me mendje të shkurtër kërkon gjithëmonë “kurbanë politik” dhe s’mban asnjë përgjegjësi asnjëherë e për asgjë.
FAKT që Edi Rama sulmon me sjellje prej skizofreni çdokënd që i thotë të vertetën në sy dhe i del kundër. Ai asnjëherë nuk merret me thelbin e problemit, vehten e tij.
FAKT që kjo është qeveria më e korruptuar që ka drejtuar vendin.
FAKT se shteti po drejtohet nga Grupet Kriminale, Mafia dhe oligarkët e lidhur ngushtësisht me politikën.
FAKT që sot dy Ministra, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro duhet të ishin thirrur dhe marrë në pyetje pse lejuan bosët të kontrollojnë plazhet.
FAKT që sot dy ministrat duhet të ishin shkarkuar për shkak të shkeljes së LIGJIT
FAKT që Policia e Shtetit sundon vetëm mbi të varfërit dhe komandohen nga bosët.
FAKT që drejtuesit e Policisë nuk zbatojnë ligjin ndaj të fortëve.
FAKT që Polica e Shteti ka brenda saj njerëz të përfshirë në vepra të rënda penale.
FAKT që drejtuesi i Policisë duhet të kishte dhënë dorëheqjen ose shkarkuar.
FAKT që politika e sotme është e paaftë të drejtojë vendin.
FAKT që Bashkitë janë kukulla në menaxhimin e plazheve.
FAKT që qendrat shëndetësore nuk janë ngritur në çdo plazh për të ofruar ndihmë të shpejtë.
Ndjesë Nëse mund të kem harruar ndonjë FAKT tjetër.