Sot shënohet 11 vite nga protesta e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar këtë datë ku përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se drejtësia vonon por nuk harron.
Kreu i qeverisë shprehet i bindur se drejtësia e re do t’i japë një fund dhe zgjidhje vrasjeve të ndodhura.
Postimi i Edi Ramës:
Mirëmëngjes dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi
Në protestën që përfshiu vendin më 21 janar, mbetën të vrarë 4 qytetarë, më konkretisht Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Asokohe në qeveri ishte Partia Demokratike, ndërkohë që Partia Socialiste ishte në opozitë. Protesta degjeneroi në dhunë, dhe djegie, mes të cilës Garda e Republikës hapi zjarr ndaj protestuesve.