Vdekja e 35-vjeçarit Delon Troqe në një atentat të bërë mbrëmjen e sotme në në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ka shkaktuar një sherr në spitalin e qytetit. Familjarët e viktimës kanë ushtruar dhunë ndaj bluzave të bardha. Shkaku i sherrit është bërë vdekja e të riut dhe pamundësia e mjekëve për ta shpëtuar.
Ka qenë ndërhyrja e uniformave blu ajo e cila ka shmangur konfrontimin fizik dhe agravimin e situatës. 35-vjeçari është transportuar me shenja jete në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.