Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku ndërruan jetë dy 43-vjeçarë në qytetin e Kavajës pasi qëlluan njëri-tjetrin me armë zjarri dhe thikë.
Sipas informatave zyrtare nga Policia të dy shtetasit rezultojnë se kanë ndërruar emrat e tyre në gjendje civile, teksa ende nuk dihen arsyet e këtyre veprimeve nga viktimat.
Shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin e tij dhe në dokumente e ka Armand Gosa, ndërsa nga ana tjetër shtetasi Altin Rexha ka ndryshuar emrin e tij në Sali Rexha ashtu siç paraqitet në dokumente.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen në Kavajë, ju informojmë se nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa. Emrat i kanë ndërruar me gjendje civile.
Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.