Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani është ekstraduar drejt Spanjës pasi akuzohet për vjedhjen e vilës së yllit të Real Madrid, Karim Benzama.
Ky lajm është bërë i ditur nga Policia Kombëtare e Spanjës. Në njoftimin e tyre thuhet se Prodani është i kërkuar nga sistemi i drejtësisë spanjolle.
Rikujtojmë se vjedhja e vilës së Benzema ka ndodhur në shkurt të vitit 2019-të, ndërsa ishte duke u luajtur klasikja Real-Barcelona.
Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani u arrestua nga policia me 7 maj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë.