Pasaportat dhe ID do të prodhohen nga shteti. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, cili pohoi se do të krijohet një kompani publike.
“Pritshmëritë që kemi për 2023 e para është sfida për të marr në dorëzim të gjithë atë strukturë që është për printimin apo lëshimin e pasaportave të ID shqiptare të aleatit ku ne do krijojmë një kompani shtetërore për këtë qëllim që do jetë për shërbimin e prodhimit të dokumenteve biometrik në përgjithësi duke trashëguar të gjithë asetet dhe burimet njerëzore që janë krijuar gjithë këto vite tek kompania aleate që ka prodhuar të gjithë këto dokumente tashmë duke e marr një kompani shtetërore që është marr për këtë qëllim”, tha ai.
Edhe sot Deri pasaportat dhe kartat ID prodhohen nga nje kompani private ndersa cmimet e tyre jane nder me te lartat ne rajon. Shpeshhere qytetaret kane shprehur ankesa duke deklaruar se po vidhen.
Sulmet kibernetike iraniane në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit ka bërë që Qeveria të rrisë në mënyrë të ndjeshme investimet për mbrojtjen në internet. Ministri i Brendshëm Çuçi dha disa detaje sot në konferencë për mediat.
“Ne kemi bërë të mundur që në vitin 2023 të kemi 7.6 herë investimet në fushën e teknologjike për policinë e shtetit. Vetëm nga burimet e policisë së shtetit, pa përfshirë financimet që pritet dhe na janë premtuar nga partnerët tanë. Që do të jenë kryesisht për fushën kibernetike. Ne po punojmë për ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen kibernetike. Këto i kemi parashikuar të gjitha si investime për vitin 2023. Do të jemi një nga vendet me infrastrukturën më të mirë për mbrojtjen kibernetike”, ka thënë Çuçi.