Ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë nesër në Vlorë takimin e tretë në kuadër të “Flotores” në Partinë Demokratike.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Sali Berisha ka ftuar demokratët e Vlorës të marrin pjesë, duke theksuar se “vetëm të bashkuar fitojmë!”.
Kujtojmë që Berisha synon të mbledhë 1 mijë e 500 firma që të thirret Kuvendi Kombëtar e më pas të mbahet një referendum që anëtarët të vendosin për vendimin e Bashës për largimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar.
Mesazhi i Berishës
Njoftim!
Diten e shtune me date 25 shtator ne ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb