Viziton lagjen e komunitetit Egjiptjan, Redjan Krali: E lënë në harresë prej vitesh, projekti për kanalizimet e ujërave!

Viziton lagjen e komunitetit Egjiptjan, Redjan Krali: E lënë në harresë prej vitesh, projekti për kanalizimet e ujërave!
Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali i shoqëruar nga kandidati për deputet Etjen Xhafaj kanë vizituar sot lagjen Nr.4 e banuar kryesisht nga komuniteti egjiptjan.
Përmes një mesazhi në Facebook, Krali njofton se shumë shpejt do marrë zgjidhje problemi i kanalizimeve të ujrave të zeza, një  shqetësimi i këtyre banorëve prej vitesh. 
Mesazhi i Redjan Krali: 
Me Etjenin vizituam Komunitetin Egjiptian në Lagjen nr.4❗
🔴Për vite me rradhë janë lënë në harresë. Sot shkuam me projekte konkrete; shumë shpejt merr zgjidhje problemi i kanalizimeve të ujrave të zeza, prej kohësh shqetësimi kryesor i këtyre banorëve.
Vëmendja jonë është e gjitha në shërbim të komunitetit! 
#punaështëpërgjigja 
#SkaKohëPërPushim 
#PS3🌹