Firma e kryeministrit Edi Rama nuk është vetëm te projekti i “Prestige Resort” që prej tre ditësh tashmë sheh fadromat në oborrin e tij.
Një vizatim i firmosur madje është lënë nga ai për pronarin edhe për ishullin në pishinën e shkatërruar tashmë.
News24 sjell pamjet e vizatimit të kryeministrit të asaj që e ka quajtur “pema e jetës” që do të implementohej më pas nga projekti, si u ndërtua dhe çfarë ka mbetur pas aksionit të IKMT që në kundërshtim me ligjin dhe duke mos njohur asnjë dokument, prej dy ditësh vijon shembjet.