Viti 2020/ Poeti Albi Lushi letër të hapur: Iksh e mos ardhsh më!

Nga: Albi Lushi

LETËR E HAPUR

 Tokë 31.12.2020

 Drejtuar Vitit 2020 –  2021

   Në dijeni të gjithë njerëzimit

 Pa frymëzim ,por me shumë domosdoshmëri po e nis këtë letër fund-fillim të një dekade,me tërposhtje dhe tatëpjeta,suksese dhe zhgenjime,martesa dhe divorce,të panginjur e të pabukë,fajtorë dhe të pafajshëm,batica dhe zbatica,të punësuar dhe të larguar nga puna e përgjithësisht kushdo që ka jetuar e jeton në këtë kohë të pakohë,në këtë mot të pamot meriton të quhet hero i kohës së tij,sepse heronjtë s’kanë brirë!

Festoni Natën e Vitit Ri 2021 tek Brilliant Hotel and SPA 

I nderuar 2020,unë nuk hyj në tërësine e njerëzve që mallkoj. Çdo gjë ndodh për një arsye dhe arsyet i di ti më mirë. Mbase gjatë motit tënd njerëzit mësuan ta vlerësojnë më tepër jetën,njerëzit që i rrethojnë,miqtë,koleget ,fundja edhe parnerët e tyre të gjysmështratit .

Është e vërtetë që shumë biznese falimentuan në motin tënd,shumë familjarë dhe kryefamiljarë mbetën të papunë,pafund individë të ndershëm u zhytën në borxhe dhe shumë çifte të reja nuk arritën të paguanin huanë periodike të kredisë nëpër banka,por kjo duhet konsideruar si sprovë…sprovë e njerëzve kundrejt njerëzve,shtetit kundrejt popullit dhe anasjelltas. Kushdo bën bilancet e tij dhe përfundimi është derivat i mendjes së tij.

Wood Flavour

Mjerë ai që është dritëshkurtër !

E nderuar 2020,falë teje mësuam të jemi falenderues përkundrejt mjekëve,infermierëve dhe farmacistëve,atyre që në këtë luftë me jetën,luftuan për të edhe gjer në vetëflijim.

Ti je heroi im !

Falë teje mësuam të jemi falenderues mësuesve,zjarrfikësve,ushtarëve ,policëve dhe kujtdo që ishte në ballë dhe në prapavijë. 

Keqardhje për kedo që në kë betejë me jetën humbi nënën,babain,vëllain,motrën,burrin,gruan,mikun,kolegun,komshiun apo këdo që e kishte përzemër.

Ngushëllime nga zemra.

Nga ana tjetër jetë të gjatë çdo familje që viti yt i nderuar 2020 i shtoi me një pasardhës .

Kishte nga ato që u zhytën në borxhe,por kriza që solle ti,mjaft të babezitur,si hienat,u majmën me gjakun dhe djersën e atyre që e keqja i bëri të silleshin spitaleve apo zyrave të shtetit.

Falë teje u’a njohëm maskat!

Maskat… mbështjellja sintetike që burgosi buzëqeshjen,oksigjenin dhe Fjalën,por edhe që parandaloi transmetimin e asaj flame që ngujoi këdo.

I dashur 2020 nuk të mallkoj,ashtu siç thash me lart,por të uroj :

“ Ik e mosardhsh”!

Tani dy fjalë edhe për ty e nderuar 2021.

Unë,Albi Lushi,nëse do më quaj poet,ekonomist ,publicist,pedagog,aktivist nëse do, a në daç më ler edhe pa emër ,veç mundohu të mos i ngjash atij që iku,mundohu të mbyllësh plagët e lëna hapur,perpiqu të rikthesh mes njerëzve dashurinë,mirësinë,begatinë,optimizmin.

Uroj fort të ringjallësh shpresat dhe ëndrrat e lëna përgjysëm.

Përqafoi të gjithë njerëzit anëekend botës dhe jepu atyre dritë,shpresë dhe dashuri pa kushte.

Me dëshirën që të më kesh dëgjuar në këtë fillim dekadë,po e mbyll letrën time për të hapur një kapitull të ri…

Deri vitin tjetër,

I juaji,

Albi Lushi