Një 21 vjeçar nga Kavaja po përpiqej të arratisej nëpërmjet liqenit të Ohrit për në Jugosllavi. I gendur keq, mbasi nga rrethana të panjohura, kërkoi ndihmë. Njësiti i kufirit që mund ta shpëtonte dhe ndalonte, nuk e bëri të gjatë por e vrau. Emri i tij nuk haset në listën e të vrarëve me dhe pa gjyq nga diktatura komuniste.
Në komunikatën operative nr.170, datë 19.7.1984 të MPB-së, gjendet edhe ky njoftim:
“Më datën 19.7.1984, ora 00.50, njësiti i shërbimit i postës kufitare Guri i Kuq (Hudënisht) dëgjoi në thellësi të liqenit, rreth 150 metra, një zë njeriu që kërkonte ndihmë. Njësi ka qëlluar në drejtim të tij. vazhdim kërkimi i personit, por deri tani nuk është gjetur gjë”.
Në komunikatën operative nr.171, datë 20.7.1984 të MPB-së, sqarohen rrethanat e krimit:
“Më datën 19.7.1984, në afërsi të stacionit hekurudhor Guri i Kuq, rreth 200 metra në thellësi të liqenit, u gjet i mbytur Adrian Shaban Spanjolli, vjeç 21, nga fshati Vërçulaj Lekaj, i Kavajës. Ky është personi që e ka qëlluar njësiti i shërbimit të postës së Hudënishtit më datën 18.7.1984”./ 55News