Policia vijon kontrollet rrugore në Tiranë në dy rrugë kryesore si Rruga e Dibrës dhe bulevardi ”Zogu i Parë”.
98 gjoba janë vendosur nga drejtuesve të mjeteve që kishin qëndruar apo pushuar gabim.
Policia u kërkon drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të pushojnë e qëndrojnë ku të munden pa kryer shkelje.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë
Vijon kontrolli i territorit sipas rendit të vendosur në planin e veprimit, për ndëshkimin e mjeteve dhe drejtueseve të tyre, të cilët vazhdojnë të jenë të padisiplinuar në raport me detyrimet ligjore për mënyrën e qëndrimit dhe pushimit të mjeteve sipas normave të përcaktuara në Kodin Rrugor.
Rrugorët e kryeqytetit kanë ushtruar kontrolle në Rrugën e Dibrës dhe bulevardin “Zogu i Parë”, ku janë verifikuar dhe konstatuar të pushuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 98 automjete të ndryshme, të cilat janë ndëshkuar sipas dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor shqiptar.
Rruga është zonë për përdorim publik, e destinuar për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve, parashikuar në nenin 2 të Kodit Rrugor, sipas të cilit kategoritë respektive të përdoruesve të rrugës duhet ta lexojnë dhe kuptojnë në mënyrë korrekte dispozitën e sipërpërmendur, veçanërisht drejtuesit e mjeteve që pushojnë dhe qëndrojnë ku të munden, pa menduar për shkeljen, problemet që shkaktojnë dhe aq më pak për efektet financiare që rendojnë në xhepat e tyre, nga sanksionet administrative.
#rrugadestinacionitëgjithëve
#hapësirajuajmbaronatjekufillonetjetrit
#mosubëjstatistikëzgjidhvendinecaktuarpërparkim