Myrto Uzuni ka shënuar sërish në kategorinë e dytë spanjolle. Në ndeshjen që Granada po luan në transfertë përballë Elche, sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e parë për të tijët.
Pas një skeme të prodhuar nga goditja e këndit, Uzuni mori një pasim nga Miquel dhe u gjend i vetëm para portës, teksa e kishte shumë te lehtë për të dërguar topin në rrjetë në minutën e 55-të.
Uzuni nuk ishte titullar në këtë ndeshje. I aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, beratasit i mjaftuan vetëm 9 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës.
Lojtës Videosh
00:00
00:23