Tifozët e Fenerbahçes janë solidarizuar me Ukrainën, pas sulmeve të Rusisë, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Gjatë ndeshjes Slavia e Pragës – Fenerbahçe, të zhvilluar në Çeki, tifozët e skuadrës mike, kanë shpërthyer me kore ofenduese ndaj Vladimir Putinit.
Kjo video është duke bërë xhiron e rrjetit. “Ai duket si k**, fytyrë e keqe, biri i kurv*ës, Vladimir Putin”, ishte kënga që e kënduar nga ultrasit e Fenerbahçes.
Ndërkohë, sulmet e Rusisë janë duke vazhduar, derisa mbetet të shihet në ditët e ardhshme nëse kjo gjë do ndryshojë.