VIDEO/ “Ti je luani”, mbështetje me pankarta për Luiz Ejllin edhe nga “Egnatia Arena”!

Një nga sfidat e Kategorisë Superiore e luajtur sot ishte ajo mes Egnatias dhe Erzenit. Përveç takimit, në Egnatia Arena u vu re një detaj shumë i veçantë, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Nuk mungoi një pankartë në mbështetje të këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli, i cili prej ditësh është bërë pjesë e Big Brother Vip Albania dhe është një nga pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh. “Ti je luani” – shkruhej në pankartë.