VIDEO/ Super Broja mahnit Anglinë, tjetër gol në Premier Ligë

Armando Broja ka arritur të shkëlqejë sërish në Premier Ligë, teksa në ndeshjen e tij të dytë radhazi si titullar, pasi realizoi javën e kaluar ndaj Lidsit  ishte protagonist dhe ditën e sotme kundër skuadrës së Bërnlit.

Sulmuesi i Kombëtares përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes mike dhe Broja ka arritur të jetë i saktë për t’ia rrëmbyer topin dhe për të realizuar në cepin e portës dhe për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 bardhekuqve.

Ky është goli i dytë për Brojën në Premier Ligë, pas atij të një jave më parë.