Sokol Cikalleshi është në formë fantastike dhe ka arritur që të shënojë dy gola para ndeshjes së Kombëtares.
Sulmuesi ishte heroi i skuadrës së tij në takimin kundër Goztepes, duke përmbyllur gjithçka pas pasimeve fantastike të Serdar Guler.
Pas kësaj fitore të arritur, Konyaspor ngjitet në vendin e tretë të renditjes duke lënë pas emra gjigand të futbollit turk si Beshiktash, Galatasarai dhe Fenerbace.
Ndërkohë nga krahu tjetër, këto realizime rrisin moralin e Cikalleshit për ndeshjet e Kombëtares.