VIDEO/ Pritja merr fund, Kylian Mbappe firmos me Real Madrid

Tashmë edhe zyrtarisht Kylian Mbappe është futbollist i Real Madrid. Sulmuesi para pak minutash ka firmosur kontratën me madrilënët, me palët që kanë firmosur për 5 vite.

25-vjeçari fillimisht iu nënshtrua vizitave mjekësorë, ku më pas erdhi dhe firma. Mbappe do të mbajë numrin 9 në fanellë te “Los Blancos”.

Florentino Perez e prezantoi Mbappen, i cili pa nga afër edhe trofetë e fituar nga Real Madrid ndër vite. Mijëra tifozë janë në stadium dhe jashtë “Santiago Bernabeut”, që janë mbledhur për kapitenin e Francës.