VIDEO/ Pamjet dramatike nga Turqia, stuhia e erës merr gjithçka përpara, 4 persona humbin jetën

Katër persona përfshi dhe një turist të huaj, ndërruan jetë si pasojë e motit ekstreme në qytetin më të madh të Turqisë, Stambollit.

Stuhitë e fuqishme të erës kapën shpejtësi prej afro 130 mk/h sipas Drejtorisë së Meteorologjisë në Turqi. Nga stuhitë e erës dhe reshjet u prekën dhe zonat perëndimore të vendit, përfshi dhe qyteti i Izmirit.

Era ka qenë aq e fortë saqë ka mundur të rrëzojë apo marrë me vete copa e pjesë të godinave, përfshi këtu çati, mure e të tjera sende të vendosura nëpër rrugët e qytetit. Madje në videot e publikuara (shiko më poshtë) disa objekte të mëdha janë rrëzuar pikërisht prej furisë së stuhisë së erës.


Stambollit.